Aplikacion
“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, shkruan bukuroshja ruse. Duket se reagimi i Ariana Lirey vjen pasi reperi i njohur shqiptar u kthye edhe njëherë kryefjalë e mediave online.
U tha se Don Xhoni ka nisur një romancë me një tjetër bukuroshe. Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-Miss Serbia, Tia Alkerdi. Por lidhur me këtë Don Xhoni nuk ka reaguar ende.
Lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në “Instastory”. Pas disa akuzave nga Ariana, reagoi gjithashtu edhe reperi i cili u shpreh se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë./L.K
/Zoom.al
U vra me thikë në zemër, familja Martinit apel për ndihmë financiare: Ai la pas vëllain me autizëm