zoom

Të gjitha

Pas ndarjes nga Bearti, Tea puthet me dikë tjetër

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni, ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve në media e rrjete sociale.

Ajo ka qenë më e sulmuara nga publiku për mashtrimet e saj të njëpasnjëshme, fillimisht për lidhjen me Andin, daljen e tyre çift nga “Për’puthen” e më vonë për lidhjen me Bearti Rexhepin.

Me këtë të fundit u nda sa hap e mbyll sytë, por kunjat për njëri-tjetrin vazhduan në rrjete sociale. Teksa mediat ziejnë nga lajmi i ndarjes së tyre, duket se Tea ka gjetur ngrohtësi në krahët e një tjetër mashkulli, që fillimisht “e prezantoi” si shokun e saj.

Mirëpo, pak orë më parë ajo ndau në InstaStory një video që tashmë e fshiu, ku shfaqej duke shkëmbyer puthje në cepin e buzës me të njëjtin djalë. Një romancë e re në horizont? Duket se po, përderisa kjo video u fshi nga vetë ish-konkurrentja.

Nga ana tjetër, Bearti ka treguar se po fokusohet tek vetja pas ndarjes nga Tea dhe nuk dëshiron që të përfshihet në një lidhje të re.

Madje, një ndjekëse i ka propozuar të lidhen bashkë, por përgjigjja e tij ishte kjo:
“90% pyetjeve jan keshtu, jo sjam duke mendu per asnje lloj lidhje per momentin”