zoom

Politikë

Pas humbjes në zgjedhje reagon Meta: Garantoj gomerët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më

Ka zgjatur më shumë se një orë takimi në mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe Sali Berishës në selinë blu.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Meta tha se po përgatitet “dosja: që dokumenton se qeveria shkatërroi procesin zgjedhor më 14 maj e cila për pasojë solli edhe humbjen e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkitë kryesore të vendit.

Gjithshtu Meta i etiketoi si “gomerë” kandidatët socialistë të vendosur nga kryeministri Edi Rama për të cilët tha se “nuk do të kenë mundësi që të vjedhin më ashtu siç kanë bërë këto 4 vite”.

“Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen sesi mafia nën komandën e Ramës, shkatërroi procesin zgjedhor. Ky shkatërrim, tjetërsimi i votës, po dokumentohet dhe do fillojë procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallëzimit të veprimit opozitar, në emër të mbrojtjes së votës së lirë. Garantoj që gomarët që ka zgjedhur Rama nuk do të vjedhin më”, tha fillimisht Meta.

I pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen që pësoi opozita në zgjedhjet e 14 Majit, Meta tha: “Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha, por edhe atyre që u penguan, intimiduam dhe iu morën kartat e iu bënë presione nga më të rënda”