zoom

Bota

Pas dy vitesh të pezulluara, Donald Trump-it i mundësohet rikthimi i llogarive në rrjete sociale

Donald Trumpit do t’i mundësohet kthimi i llogarive në Facebook dhe Instagram.

Kompania “Meta” njoftoi të mërkurën se do të rivendosë llogaritë e ish-presidentit amerikan në javët e ardhshme, pas një pezullimi dy-vjeçar pas trazirave vdekjeprurëse të Capitol Hill më 6 janar 2021.

Rivendosja e llogarive të tij mund t’i japë një shtysë Trumpit, i cili njoftoi në nëntor vendosi të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ai ka 34 milionë ndjekës në Facebook dhe 23 milionë në Instagram, platforma që janë mjete kyçe për fushatën elektorale dhe mbledhjen e fondeve.

Llogaria e Trump në Twitter u rikthye në nëntor nga pronari i ri Elon Musk, megjithëse Trump nuk ka postuar ende atje.

Mbrojtësit e fjalës së lirë thonë se është e përshtatshme që publiku të ketë akses në mesazhet e kandidatëve politikë, por kritikët e Metës kanë akuzuar kompaninë për politika të dobëta drejtimi.

Lajmi për rikthimin e llogarive të Donald Trump u kritikua shpejt nga demokratët dhe disa organizata aktiviste, të cilat shprehën shqetësimin se ish-presidenti mund të përdorte sërish platformën për të përsëritur pretendimet e rreme se ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020.