Aplikacion
Ky vendim është miratuar në një takim në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorëve shtetërorë dy javë më parë, pavarësisht shenjave se numri i të infektuarve me koronavirus mund të rritet sërish.
Ministrja gjermane e Edukimit Anja Karliczek, ka mbrojtur vendimin për rihapje të shkollave, duke thënë se fëmijët në veçanti përfitojnë duke mësuar nëpër grupe.
Shkollat duhet të përdorin “të gjitha mjetet e qasshme për të parandaluar përhapjen e virusit”, ka thënë Karliczek për agjencinë e lajmeve dpa.
Nxënësve u është kërkuar që të vendosin maskën nëpër klasa, derisa disa fëmijë do të mund të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë, për të shmangur numrin e madh të fëmijëve nëpër hapësira të njëjta.
Zyrtarët kanë bërë thirrje për instalim të pajisjeve për filtrim të ajrit nëpër të gjitha klasat.
Deri më tani pak përparim është parë në atë drejtim dhe mësuesit detyrohen të hapin vazhdimisht dritaret për të shmangur infektimin potencial.
Gjermania mbetet nën izolim deri më 7 mars, derisa parukeritë është thënë se do të mund të nisin punën nga 1 marsi.
Dosja “5D”/ Kërkoi kthimin e celularit gruas, GJKKO rrëzon ish-drejtorin e arrestuar të Veliajt