zoom

Politikë

Pas dorëheqjes së Topit, FRD zgjedh kryetarin e ri

Partia Fryma e Re Demokratike ka zgjedhur kryetarin e ri të saj pas dorëheqjes së Bamir Topi nga kryesimi.

Asambleja e Përgjithshme e FRPD-së zgjodhi Sali Shehun si kryetar të partisë si dhe pranoi dorëheqjen e Bamir Topit. Me uninanimitet të plotë u vendos nga Asambleja që FRPD të jetë pjesë e koalicionit me PD-në në zgjedhjet e 25 Prillit.

Më herët Sali Shehu mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Ja deklarata e plotë për mediat:

Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri.

Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje.

Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së.

Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.

Zyra e Shtypit FRD