zoom

Politikë

Pas Devollit, edhe Kukësi thyen rekord. Vetëm 3 anëtarë votuan kundër shkarkimit të Bashës

Gjatë ditës së djeshme u raportua se në Devoll kishin votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës 100 për qind e anëtarësisë që morri pjesë në votim. Afër këtij rekordi duket se ka qenë edhe dega e Partisë Demokratike të Kukësit, ku nga gjithë anëtarësia që morri pjesë në votim vetëm 3 persona kanë votuar kundë.

Më konkretisht në qarkun e Kukësit kanë marrë pjesë në votim 2311 anëtarë, nga këto kanë votuar 2296 pro shkarkimit të Bashës, ndërsa vetë 3 anëtarë kanë votuar kundër. Abstenim nuk ka pasur, ndërsa 12 vota janë vlerësuar të pavlefshme.