zoom

Aktualitet

Pas denoncimit të nënës në polici, gjendet 32-vjeçari në Fier

Uniformat blu njoftojnë se i riu është gjetur në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.

“Fier / Në vijim të kallëzimit të shtetases Z. S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjëndje të mirë shëndetësore, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, njofton policia.

Në polici, e ëma e 32-vjeçarit tha se djali i saj ishte nisur të shkonte tek motra në Fier, por nuk është kthyer më.

Kunati dhe motra e të riut që prej vitesh jetojnë emigrantë në Greqi, pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku edhe bënë denoncimin.