zoom

Aktualitet

Pas deklaratës së Vuçiç për zgjedhjet në Shqipëri reagon presidenca: Dihet se kukulla e kujt është Rama

Institucioni i Presidentit ka reaguar pas deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka deklaruar se sipas sondazheve të vetë Kreut të Shtetit, ndryshimi fiton me mbi dy të tretat.

Sipas Blushit, pas 25 prillit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe të bazuara mbi respekt të ndërsjelltë.

“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur sot nga mediat, lidhur me qëndrimet publike të Presidentit të Serbisë, z.Aleksandër Vuçiç për fushatën elektorale në Shqipëri, sondazhet dhe figurat publike, deklaroi:

Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta.

Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021.

Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi”.