zoom

Bota

Pas akuzave, Katari zbulon numrin e punonjësve të VDEKUR gjatë ndërtimit të stadiumeve të Botërorit

Një zyrtar i lartë në Katar tha sot se numri i punonjësve që kanë humbur jetën duke ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës është “mes 400 e 500”, pas përmendjes së shpeshtë në media të kushteve të rënda ku kanë punuar punëtorët, kryesisht refugjatë aziatikë, për realizimin e infrastrukturës së kampionatit botëror.

Shifra e sotme është më e larta e pranuar ndonjëherë nga autoritetet në Katar, edhe pse spekulimet e mediave flasin për disa mijëra punëtorë të vdekur.

Pranimi u bë gjatë një interviste të Hassan al-Thawadi, sekretar i përgjithshëm i komisionit të prokurimeve në vend.

Grupe të të drejtave të njeriut kritikonin prej kohësh vendin e Lindjes së Mesme për kushtet e punës dhe strehimit të punonjësve emigrantë që ndërtuan stadiume me vlerë më shumë se 200 miliardë dollarë për turneun.

Gazetari britanik Piers Morgan pyeti Mr al-Thawadi: “Sa do të ishte totalja e ndershme që do të thonit ju, për numrin e emigrantëve që kanë vdekur duke punuar në stadiumet?’

Zoti al-Thawadi u përgjigj: “Llogariten rreth 400, mes 400 e 500… nuk e kam shifrën e saktë, është diçka për të cilën po diskutojmë”.

Raportime të këtij komiteti nga viti 2014 deri në fund të 2021 përfshijnë vetëm vdekjet gjatë ndërtimit apo rinovimeve të stadiumeve ku po zhvillohet aktualisht Kupa e Botës.

Raportime të këtij komiteti nga viti 2014 deri në fund të 2021 përfshijnë vetëm vdekjet gjatë ndërtimit apo rinovimeve të stadiumeve ku po zhvillohet aktualisht Kupa e Botës.