zoom

Aktualitet

Pas 60 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit Arjan Sala

Gjendet pas afro 60 orë nga zhdukja, trupi i të riut që mbeti i bllokuar në magazinat e përfshira nga flakët, te qendra tregtare Casa Italia.

Trupi i 33-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur.

Dyshohet se Sala, i cili ishte përgjegjësi i rojeve të sigurisë së një kompanie private është asfiksuar në tentativë për ta hapur. Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Mësohet se ka qenë xhaxhai i të ndjerit, ai i cili ka bërë identifikimin e kufomës.

33-vjeçari ishte jashtë kur ra zjarri në magazinën që ndodhet një kat nën tokë, por u fut për të nxjerrë punonjësit e tjerë dhe më pas ndërpreu dhe kontaktet. Kërkimet për 33-vjeçarin vijonin që prej pasdites së 24 marsit.