zoom

Slider

Partizani ngec në Shkodër, Tirana thyen Laçin dhe merr kreun

Partizani ngec në Shkodër duke barazuar 1-1 me Vllazninë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një ndeshje e ndezur që nisi me gol që në start.
Da Silva nisi që të festonte në minutën e 3 pasi e detyroi portierin Zogovic, të nxirrte topin nga rrjeta.

Ndërkohë barazimi i Vllaznisë nuk ka vonuar shumë pasi Balaj shënoi në minutën e 8 nga pika e bardhë e penalltisë.

Hadroj shënoi golin e 2 në minutën e 33, por do të anulohej gjithçka pasi kishte pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.

Pavarësisht ritmit të lartë në pjesën e dytë, kështu do të mbyllej rezultati, edhe pse rastet e rrezikshme nuk munguan.

Në ndeshjen tjetër Tirana mundi Laçin me shifrat 3-2 dhe rimerr kreun e Superiores.

Florent Hasani ishte ylli i ndeshjes, pasi shënoi dopietë në 20 minutat e para, ndërsa Lulaj thelloi diferencën në minutën e 45.

Në pjesën e dytë kurbinasit ngushtuan diferencat me anë të Guindo nga penalltia.

Ndërkohë në fundin e takimit, Ujka shënoi edhe golin e dytë, por thjesht për statistikë, pasi gjithçka u mbyll 3-2. /zoom.al/