zoom

Slider

Partizani fton fëmijët e Qendrës Multidisiplinare dhe feston me ta për festat, dhurata e surpriza

Një ditë e veçantë dhe plot surpriza ishte kjo e hënë për fëmijët  e “Qendrës Komunitare Multidisiplinare”.

Klubi i Partizanit, organizoi një festë speciale në kuadër të Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri për fëmijët e familjeve në nevojë në kryeqyetet.

Vogëlushët patën mundësinë të shikonin ambientet e kompleksit Partizani, ku zhvullian edhe një mini ndeshje me lojtartët e skuadrës, ndërsa bën fotografi me idhujt e tyre.

Gjithashtu klubi serviri një drekë festive dhe shpërndau dhurata për t’i dhënë ngjyra të tjera festave për këta fëmijë.

Kapiteni i Partizanit, Eneo Bitri u shpreh se është një nisëm që duhet përgëzuar, pasi këta fëmij kanë nevojë për mbështetje dhe duhet të festojnë si bashkëmoshatarët e tyre.

I lumtur u shfaq edhe trajneri Xhovani Kolela, i cili tha se fëmijët janë e ardhmja.

Një nisëm për t’u vlerësuar nga klubi i Partizanit, që gjithmonë i qëndron pranë fëmijeve dhe duhet të ndiqet edhe nga klubet e tjera të Superiores. /zoom.al/