zoom

Bota

Partitë e Republika Srpska bojkotojnë institucionet e Bosnje-Hercegovinës

Përfaqësues të partive politike nga Republika Srpska kanë vendosur që nga e hëna e 26 korrikut nuk do të marrin pjesë në punime dhe vendimmarrje të institucioneve shtetërore të Bosnje-Hercegovinës, apo në parlamentin e këtij shteti.

Vendimi u mor pak ditë pasi kodi penal në Bosnje-Hercegovinë ndryshoi. Kushdo që mohon gjenocidin apo lavdëron kriminelët e luftës dënohet, thuhet në kodin e ri.

Përfaqësues të partive nga Republika Srpska, ent i pakicës serbe në Bosnje, kanë thënë se nuk e pranojnë vendimin i cili mes të tjerash parashikon dënim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, për të gjithë ata persona që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës.

Ndaj këtij ndryshimi në ligj reagoi edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e cila e cilësoi një lajm jo të mirë./ Euronews