zoom

Politikë

Parlamenti e rrëzoi/ Bardhi e dërgon përsëri në Kushtetuese, kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës

Opozita nuk tërhiqet nga beteja për heqjen e mandatit të ish-ministres socialiste, deputetes aktuale të Parlamentit, Olta Xhaçka.

Edhe pse Kuvendi rrëzoi në seancë të tensionuar kërkesën e Rithemelimit të PD, duke ridërguar në Kushtetuese çështjen për interpretim, opozita mendon se objekt duhej të ishte heqja e mandatit, pra ekzekutimi i vendimit të parë.

Dhe ashtu siç e kishin paralajmëruar më herët, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të dërgojë sërish sot në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Do të jetë vetë kreu i grupit, Gazment Bardhi, që e dorëzon kërkesën.

Parlamenti gjithashtu e ka depozituar raportin dhe vendimin e fundit që mori. /ZOOM.AL/