zoom

Aktualitet

Parashikimi për fundjavën/ Si do jetë moti të shtunën dhe të dielën

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, por më të ftohta.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.