zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit, si do të jenë sot temperaturat

Vendi ynë do të mbizotërohet ditën e sotme nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 16°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë; në zonat malore nga -1°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 13°C.