zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, shmangni lëvizjet e kota për shkak të temperaturave të larta. Ja sa priten të jenë

Vendi ynë do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme (e Enjte) ashtu dhe për ditën e Premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Për ditën e nesërme në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër.

Gjithashtu siç shihet tek materiali bashkëlidhur temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 grad celcius!!! Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometri mund të mos zbresin nga vlerat 25 apo dhe 27 grad celcius!!!