Aplikacion
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët (me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 12°C
në zonat e ulëta 6 deri 18°C
në zonat bregdetare 8 deri 18°C