zoom

Aktualitet

Paralajmërimi shqetësues i sizmologut grek: Një tërmet i fuqishëm pritet shumë pranë Shqipërisë

Shqipëria është në një zonë sizmike, teksa ndër vite janë regjistruar tërmete të forta që kanë shkatërruar qindra banesa e kanë marrë qindra jetë njerëzish.

Ndërkohë në mediat greke po qarkullon një paralajmërim shqetësues i sizmologut grek në AUTH Theodoros Tsapanos.

“Probabiliteti që zona e Follorinës të përjetojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është përkatësisht 69%, 30% dhe 25%”, tha ndër të tjera profesori.

Pas tërmetit të 9 janarit 2022 me magnitudë M=5.4, zona e Follorinës iu nënshtrua programit kërkimor “analiza dhe evidentimi i rrezikut lokal sizmik në zonën e Bashkisë Follorinë”.

Tërmeti dhe qindra mikrotërmetet që u regjistruan kishin një thellësi të vogël, nga 6 km deri në maksimum 20 km, ndërsa thellësia nga e ka origjinën tërmeti kryesor ka qenë 8 km.

Zona e Follorinës është shumë afër me Shqipërinë dhe u studiua nga sizmiologët me Departamentin e Gjeofizikës dhe Gjeologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut.

Tsapanos deklaroi se ka një shans 59.58% për një tërmet me magnitudë 6.0 deri në vitin 2030, dhe se probabiliteti që rajoni të prodhojë një tërmet me magnitudë 6.0, 6.5 ose 6.6 R në 100 vitet e ardhshme është 69%, 30% dhe 25%.