zoom

Politikë

Paralajmërimi i Kryemadhit: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se nesër, do shpjegojë “fabrikën e parave” të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i kryetares së LSI-së vjen pas deklaratave të Ramës, i cili gjatë një komunikimi me gazetarët këtë të Martë, tha se pasuria e tij është e ligjshme.

Duke iu përgjunjur një pyetjeje për raportimet mediatike që kanë nxjerrë probleme me justifikimin e pasurisë me burime të ligjshme të ministrave të kabinetit qeveritar dhe kryeminsitrit Edi Rama, ky i fundit tha se vlera e pasurive është rritur pasi është rritur dhe vlera e pasurive të paluajtshme.

“Në deklaratën e pasurisë është dhe pasuria e patundshme dhe vlera e pasurisë së patundshme të shqiptarëve gjatë qeverisjes sonë është rritur si asnjëherë më parë, sidomos në Tiranë. Në të gjitha ato zona ku kemi zbatuar programin e rilindjes urbane, vlera është rritur”, tha Rama, i cili shtoi se në ILDKPI depozitohet dhe një pjesë konfidenciale të deklarimit të pasurisë dhe duhet parë dhe ajo për të bërë një analizë.

Rama lëshoi akuza dhe ndaj LSI: “Nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë. Nuk ka shans! As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuara. S’ka shanse“.

Pas deklaratave të kreut të qeverisë, ka reaguar Kryemadhi e cila, në një postim në rrjetet sociale shkruan: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!