zoom

Bota

Papa Françesku: Pa Athinën dhe Greqinë, Europa dhe bota nuk do të ishin ato që janë sot

Papa Françesku ka vizituar ditën e sotme Pallatin Rezidencial në Athinë.

Pas një takimi të zhvilluar me presidenten Katerina Sakellaropoulou, Papa Fraçesku mbajti edhe një fjalim.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se pa Athinën dhe Greqinë, Europa dhe bota nuk do të ishin ato që janë sot.

“Jam i nderuar të jem në këtë qytet të lavdishëm. Unë vij si pelegrin në këto toka. Pa Athinën dhe Greqinë, Europa dhe bota nuk do të ishin ato që janë sot”, është shprehur ai.

Papa bëri thirrje që njerëzit të tregohen humanë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos në këtë kohë ku edhe gjithë bota po lufton me pandeminë Covid.

Ndërsa foli për Greqinë, ai u shpreh se vendi karakterizohet nga mikpritja.

Ceremonia e mirëseardhjes së Papës u  pasua nga vizita ceremoniale tek Presidentja e Republikës, më pas me një takim me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

2

1

Papa