zoom

Aktualitet

Panik në Tiranë, çahet tubi i gazit në një pikë karburanti, alarmohen banorët

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Në një pikë karburanti në Tiranë, në rrugën “Sadik Petrela” në Shkozë, mesditën e kësaj të shtune u ça një tub gazi.

Pasi u njoftua, policia evakuooi menjëherë banorët, të cilët dolën të alarmuar nga shtëpitë e tyre prej erës së fortë të gazit.

Po ashtu, efektivët bënë bllokimin e përkohshëm të urës së Shkozës dhe krijuan një perimetër sigurie.

Ekspertët në zonë thanë se kanë ndërrmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe akutalisht nuk rrezikohet.

“Sot në orën 11:25 jemi vënë në dijeni se te karburanti në fjalë gjatë montimit të tubacionit nga boti në karburant ka patur një avari dhe si rrjedhojë anomalie ka shpërthyer gazi. Janë evakuuar banorët, ka ardhur zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur eliminimin. Nuk ka rrezikshmëri. Nuk ka patur flakë, sepse zjarrfikësja ka ardhur në kohë. Do kryejmë hetimet dhe do të ndjekim më imtësisht se çfarë ka ndodhur”, u shpreh një nga ekspertët.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.