zoom

Bota

Pamjet shokojnë botën! Tragjedia në Izrael që u mori jetën 44 personave

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Lag Ba’ omer në malin Meron, ku mbetën të vrarë 44 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, është rrëfyer nga pelegrinët hebrenj, të pranishëm në ceremoninë fetare.

CEO i United Hatzalah, Eli Pollack, u shpreh për “The Jerusalem Post”, se tragjedia ndodhi kur turma të mëdha njerëzish vërshuan në një kompleks të mbyllur, e aty, pas rrëshqitjes, u përplasën njëri me tjetri. Hatzalah teksoi se gëzimi i madh nga festa, u prish nga katastrofa.

“Për fat të keq ne gjetëm fëmijë të vegjël duke shkuar atje. Ne arritëm të shpëtonim, por disa fëmijë jo. Jam i tronditur nga e gjithë ngjarja”, u shpreh Hatzalah.

Pelegrinët hebrenj, të cilët morën pjesë në festimet e Lag Ba’omer në malin Meron të enjten mbrëma, pohuan se janë tronditur dhe tmerruar pasi dhjetëra njerëz u vranë dhe mbi njëqind u plagosën në një rrëmujë të shkaktuar para varrit të rabinit, Shimon Bar Yochai.

Një nga personat e plagosur në incident i tha KAN neës se njerëzit filluan të rrëshqasin në shkallë dhe të bien mbi njëri-tjetrin.

“Kishte gjithnjë e më shumë njerëz, derisa policia vendosi të hiqte gardhet anash dhe të provonte shpëtimin e njerëzve. U desh kohë. Mbaj mend që u shtriva mbi dikë. Ai nuk merrte frymë”, tha ai.


“Kishte britma; një rrëmujë. Secili duke u përpjekur të dilte nga tjetri, por ata nuk arritën të nxirrnin askënd jashtë sepse ishte një enigmë. Unë pashë njerëz, fëmijë, nën mua”, shtoi dëshmitari okular në KAN.