zoom

Bota

Pamjet e super-aksionit, arrestohet “koka” e kartelit të afganëve, gabimi fatal që e çoi pas hekurave

Një aksion i madh anti-drogë është zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga policia turke, ku është shkatërruar një grup i njohur i përbërë nga afganë që operonin në disa shtete. Mediat lokale bëjnë me dije se bëhet fjalë për kartelin e “Luanëve”, të cilët kanë qendrën në Gjermani, por operojnë edhe në shtete të tjera duke përfshirë Turqinë.

Sipas “Milliyet”, kreu i grupit, Sergen Ahmadi, u arrestua bashkë me katër të tjerë në Stamboll pasi policia u informua nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale që ata ndodheshin atë mbrëmje në Stamboll. Ahmadi shihet në mes të fotos në prani të dy vajzave dhe disa djemve të tjerë që besohet se janë anëtarë të grupit kriminal.
Turqia është akuzuar shpesh ndërkombëtarisht se është kthyer në qendrën e trafikut në sasi të mëdha të kokainës që vjen nga Amerika Latine dhe duket se këto aksione të policisë janë një përgjigje ndaj shkrimeve dhe kronikave të mediave të huaja.

Për pamjet e aksionit, mund të klikoni KETU