zoom

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Edukatoret dhunojnë brutalisht 3-vjeçarin në çerdhe në Kosovë

Një i mitur, vetëm 3 vjeç, ishte viktimë e një dhune barbare të ushtruar në çerdhe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Fushë-Kosovë, ku 3-vjeçari u dhunua brutalisht nga edukatoret e një çerdheje publike.

Pamjet e rënda të momentit kur i mituri dhunohet janë bërë publike nga familjarët e tij, të cilët denoncojnë se veç edukatoreve, ndaj 3-vjeçarit ushtrohet dhunë edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.

Në video duket sesi i mituri kapet nga krahët me dhunë e tërhiqet zvarrë, duke lënë të nxira në trupin e tij.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë-Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve ‘Gëzimi ynë’, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte që po rrihet në derë pastaj tërhiqet zvarre, më pas e dërgojnë përsëri në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të 2 “mësueset” e kësaj çerdheje bashkë me pastruesen apo kuzhinieren! Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre. Idioteve dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. Dhunueset e tilla nuk e kanë vendin në arsim”, ka shkruar një nga familjarët e 3-vjeçarit që ka postuar videon.