zoom

Aktualitet

Pamje nga pallati ku u gjetën të vdekur një burrë e një grua në Golem

Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe u gjetën të vdekur këtë të shtunë në apartamentin e katit të dytë të një pallati në Golem.

Jan publikuar pamje nga pallati ku u gjetën të vdekur të dy, pasi kishin humbur kontaktin dy ditë më parë me familjarët.

Ata dyshohet se humbën jetën për shkak të asfiksisë nga gazi. Policia njofton se ngjarja u zbulua në rreth orës 17:45. Shtëpia ishte e 60-vjeçarit Mihal Jani, ndërsa Anila Llulla banonte në Tiranë.

Lidhja mes viktimave mbetet e paqartë.

50-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia e saj në Tiranë 2 ditë më parë. Djali i saj, i shqetësuar për kishte denoncuar largimin e saj.

Edhe djali i Mihal Janit gjatë ditës së djeshme, por edhe sot, i binte telefonit të të atit, por ai nuk përgjigjej. Kësisoj ai shkoi gjatë pasdites në shtëpinë e 60-vjeçarit, por sërish askush nuk iu përgjigj teksa i ra derës. Në pamundësi për të bërë diçka ai kërkoi ndihmën e zjarrfikëses e policisë dhe kur u futën në shtëpi i gjetën të pajetë.

Dyshimet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë. Fqinjët kanë raportuar se kanë dëgjuar erën e gazit, i cili dyshohet se është shkaku i vdekjes së 2 viktimave.