zoom

Politikë

‘Paloka i dehur, Luli me…’/ Rama ironizon opozitën: Nardi jo aq keq

Nga Kruja, Edi Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha drejtohet nga Sali Berisha. “Ka vendosur një kukull atje dhe e drejton me telekomandë nga Lalzi”.

Të parin të cilin ka marrë në referatë Rama është Agron Duka, për të cilin Rama me ironi thotë se ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë.

Sipas Ramës, Duka ka nënshkruar me Bashën marrëveshje që të jetë i 2-ti në listë dhe garanci për të qenë ministër bujqësie. Më tej ai ka ironizuar dhe me Sehin, Mediun, Idrizin, Mesila Dodën, kurse për Nard Ndokën ka thënë se duket më i miër se të tjerët pasi është filozof.

Më tej ai ka bërë një krahasim mes Milva Ekonomit dhe Edi Palokës, teksa për këtë të fundit kathënë se nëse vjen në pushtet në Krujë do të rrite vetëm konsumi i rakisë dhe paçes në 5 të mëngjesit.

‘’Po Gon Duka çfarë bën? Ka qenë ministër bujqësie në shekullin e 5-të para erës sonë. Kanë firmosur marrëveshjen me Bashës, po çfarë do bëjë Gon Duka? Po Dash Shehi, po Fatmir Mediu? Po Shpëtim Idrizi, po Mesila, po Nard Ndoka megjithëse ai duket më i miri nga të gjithë ata. Nardi nuk është aq keq, filozof të paktën. Që mos vazhdoj me të tjerët. Kush do jetë qeveria e ndryshimit. Shalqi me provë. Kanë dalë kungull disa herë. Si doli që të votohen këta. Ne duhet të vazhdojmë me punën. Gjithë arkitekturën. Ne kemi pasur të meta, kemi bërë gabimet tona. Me Palokën në Krujë rritet konsumi i rakisë dhe paçës në 5 të mëngjesit. Të paktën do shes raki e paçë se ky do më shkatërrojë. Mund të krahasohet Paloka me Milvën këtu. S’ka shans. ‘’- tha Rama.