Aplikacion
Së fundmi, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.
Burimi shton se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë kaq e aftërt sa është tani.
Për hir të familjes, ato po rregullojnë marrëdhënien e tyre. Bëhet e ditur se Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet.
E ndërsa kunatat janë pajtuar, duket se nuk po ndodh e njëjta gjë me Princin William dhe Princ Harry-n. Dy vëllezërit vazhdojnë të mos kenë të njëjtin komunikim dhe marrëdhënie si dikur.
Kujtojmë se pas ardhjes në jetë së të voglës së Meghan-it dhe Harry-t, William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. ‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.
Më herët, gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte vogëlushen e Harry-t dhe Meghan-t.
“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”, është shprehur Kate.