zoom

Aktualitet

Pa rroga prej disa muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve

Rreth 20 punonjës të Inceneratorit të Fierit, mes tyre operatorë dhe roje të godinës kanë bllokuar ditën e sotme vend depozitimin e mbetjeve.

Ata thonë se kanë 5 muaj pa marrë rrogat.

Punonjësit shprehen të indinjuar se që nga muaji janar janë pa paguar ndërkohë që negociatat me administratorin shtetëror të inceneratorit Farudin Arapi kanë rezultuar pa sukses.