zoom

Politikë

Pa ‘iu dridhur fare qerpiku’, Genc Pollo filmon votën për kreun e PD

Genc Pollo, një nga emrat më në zë të Partisë Demokratike ka fotografuar votën e tij. Pollo është paraqitur në degën përkatëse dhe ka plotësuar fletën e votimit për kandidatin e tij të preferuar nga katër që garojnë për postin e kreut të PD-së.

Më pas, me telefonin gati, Pollo ka fotografuar votën. Duke qeshur, ai bën disa shkrepje dhe më pas e fut sërish telefonin në xhep. Por, Pollo nuk është personi i vetëm që ka fotografuar votën e tij.