zoom

Aktualitet

Osman Mula flet për patronazhistët: Spiunojnë për t’u treguar të zellshëm para partisë (VIDEO)

Teksa opinioni publik zien nga dalja në dritë e të thënave se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve për arsye elektorale dhe u ka vënë atyre nga pas persona të caktuar, të quajtur si patronazhistë, artisti i njohur shkodran, Osman Mula ka sjellë në vëmendje se si veprohej në komunizëm me patronazhistët e asaj kohe. Në një intervistë për “A Krasta Show”, regjisori dhe kompozitori i njohur tha se ata spiunonin e bënin gjithcka për t’u treguar të zellshëm para partisë. /Zoom.al