zoom

Politikë

Oriela Nebijaj akuzon Fatmir Xhafën: Po shantazhon dhe dezinformon për fshehtësinë e votës

Kandidatja e PD-së, Oriela Nebijaj ka denoncuar kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj se po shantazhon dhe dezinformon votuesit e njësisë 10 në kryeqytet se vota e tyre nuk do të jetë fshehte.

Në këtë njësi do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik, por kandidati i PS-së ka shpërndarë informacione të pavërteta për të frikësuar votuesit se vota e tyre mund të identifikohet. Oriela Nebjiaj garantoi votuesit se asgjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime për të votuar ndryshimin.

“Unë dua të garantoj të gjithë zgjedhësit e kësaj njësie që po shantazhohem se vota është e fshehtë. Nuk ka asnjë mundësi që askush dhe asgjë të lidh votuesin me preferencën që ai zgjedh në pajisjen e votimit elektronik pasi janë dy sisteme krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. Fletën e votimit pasi të keni bërë përzgjedhjen tuaj mund ta verifikoni në fletën që do të printohet dhe numërohet më pas, për t’ju dhënë sigurinë maksimale dhe për të pasur një sistem të rregullt. Sidomos në këto zgjedhje ku ndryshimi është i nevojshëm dhe absolutisht Shqipëria do të ndryshojë”, deklaroi Nebijaj.

Oriela Nebijaj vuri në dukje se modeli që ofrron PD në këto zgjedhje në njësinë 10 është ai i tre grave dinjitoze dhe profesioniste, duke përmendur edhe Jorida Tabakun e Mirela Sallakun.

“Ndërsa Fatmir Xhafa- theksoi ajo- në rastin më të mirë njihet si sekretar i diktaturës dhe vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge”.