zoom

Politikë

Opozita sot duhet të solidarizohet me FRD-në!

Nga Shemsi Prençi

Opozita sot duhet të solidarizohet me partinë FRD, populli shqiptar duhet të mbrojë demokracinë që po rrezikohet!

Ngjarja e shkaktuar sot në zyrat e Partisë
FRD në Tiranë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe policia e tij bashkiake është një skandal.

Ndërkohë që kemi hyrë në fushatën për zgjedhjet politike të datës 25 Prill, kjo ngjarje e shkaktuar nga Policia Bashkiake në Kryeqytet është padyshim fillimi i një tendence per “Grusht Shteti” në përpjekje për të fshehur korrupsionin e lartë të qeverisjes Rilindja.

Shqiptarët duhet së bashku të solidarizohen me FRD-n dhe Presidentin e Republikës në mbrojtje të Demokracisë nga rreziku i një “Grushti Shteti” që provokohet nga qeveria Rilindja.

Tani më shumë se kurrë shqiptarët duhet të sjellin në vëmendje thirrjet histerike të Edvin Rames i cili 4 vite më parë i drejtohej 12 .000 punonjësve të Policisë Shtetit që të hiqnin uniformen dhe të bënin fushatë dhe të votonin me çdo kusht për Partinë Socialiste.

Trishtim se kush e drejton qeverinë Shqiptare, një i droguar që kërkon me çdo kusht të politizojë edhe strukturat e depolitizuara të shtetit Shqiptar.

Veprimet e Lali Erit dhe policisë bashkiake sot në zyrat e Partisë FRD, janë në frymën e rrugaçërisë Edvin Rames që kërkon me çdo kusht të fusë shqiptarët në perplasje.

Sot lind pyetja:
Policia e Shtetit dhe Policitë Bashkiake në gjithë Shqiperinë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin apo duhet të respektojnë urdhrat arbitrarë të Rames dhe Lali Erit për të futur shqiptarët në perplasje në periudhë zgjedhore?

Unë jam një ish Drejtues Policie që kam kundërshtuar urdhrat arbitrarë të ministrave dhe kryeministrave të djathtë e të majtë, duke u bërë gardian i respektimit të Kushtetutës dhe Ligjit dhe duke ruajtur vlerat e Demokracisë.

Ndaj kam të drejtën dhe kurajon t’u drejtohem të gjithë drejtuesve të strukturave të Policisë Shtetit, drejtuesve të strukturave të Policive Bashkiake dhe gjitha organizatave të policisë me thirrjen.

Të nderuar kolegë:
“Kurrë mos u shëndërroni në vegla qorre të drejtuesve që janë mbërthyer nga ethet e pushtetit të mbarsur me korruosion galopant, sepse do ktheheni në servil, por zbatoni vetem ligjin dhe mbroni Demokracinë e Kushtetuten sepse vetëm kështu vleni shumë për Shqiperinë”.

Shpresoj se populli shqiptar me 25 Prill do të mbrojë Demokracinë dhe do votojë për të ardhmen dhe jo për korrupsionin e “bablokëve” të inceneratorëve me 340 milion euro dhe rrugëve me 20 milion euro për km.

Me 25 Prill do fitojë Shqipëria, të gjithë ata që duan të politizojnë Policinë do të ulin kokën nga dështimk dhe nuk do kenë mundëso të gjejnë as shtëpinë e tyre nga mëkatet që kanë bërë mbi popullin të cilit po i shpërdorojnë votën.
Rroftë Kushtetuta!
Rroftë Shqipëria!