zoom

Lajme

Opozita bën e vetme mbledhjen te Shëndetësia, Vokshi: Rama ka frikë nga hetimet, iu drejtuam…

Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej komisioni hetimor për Shëndetësinë, që u bojkotua nga mazhoranca. Mbledhja u mbajt vetëm me prezencën e opozitës, ku u morën edhe disa vendiem për hapat e mëtejshëm.

Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe të tijët, se po pengojnë qëllimisht hetimet për Sterilizimin dhe Check-Up, dy qëllimet e Komisionit Hetimor. Kryetarja tha se “Edi Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm”.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Maxhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, doli edhe në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, ku ka njoftuar se ky Komision i është drejtuar me kërkesë për informacion disa institucioneve, në mënyrë që të zbulohet e vërteta në lidhje me koncesionet.

Vokshi tha:

“Rregullorja i ka dhënë një instrument opozitës edhe kur mazhoranca nuk ka vullnetin për t’u mbledhur. Nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ e anëtarëve mund të caktojnë orën, ditën dhe rendin e mblehdjes pasardhëse. Me firmat e 7 deputetëve, gati gjysma njoftuam se mbledhja ishte sot. Grupi i deputetëve të PS u njoftua në të gjitha mënyrat.

Por për të dytën herë radhazi vijuan në vazhdën e shkeljeve ligjore dhe të Kushtetutës e Rregullores së Kuvendit. Që para se të mblidhej komisioni në mbledhjen e parë, bëra një bisedë me Ndrecën dhe i kërkova miratimin e një rregullore të posaçme, por u refuzua nga mazhoranca. Mazhoranca, refuzon sepse Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën.

Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30.

Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30. Kemi mbledhur dokumentacionin për t’ua drejtuar institucioneve. Shkresa e parë i është dërguar “Kryeministrisë”, më tej KLSH-së ku kemi kërkuar të gjitha llojet e auditimeve bashkë me shkresat shoqëruese për të hartuar raportet e tyre.

I jemi adresuar për procedurën ligjore edhe Ministrisë së Financave, APP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. I jemi drejtuar ministres Alban Koçiu për fondet që i janë dhënë koncesioneve për çdo vit dhe për muajt e 2024”. /ZOOM.AL/