zoom

Aktualitet

Operacioni “Sammogia”, kokainë në mikrovalë e tufa eurosh në çorape! Emrat e 3 shqiptarëve

Janë publikuar edhe momente nga operacioni ndërkombëtar “Sammogia”, që ka për qëllim goditjen e një organizate narkotrafiku në aksin Shqipëri-Itali-Gjermani, kryesisht të shpërndarjes së kokainës.

Mes të arrestuarve janë edhe shumë shqiptarë, Teksa operacioni vijon edhe me kontrolle banesash dhe sekuestro në Shqipëri, për llogari të drejtësisë italiane.

Mediat e vendit fqinj shfaqën pamje ku duket se në banesë gjatë kontrolleve janë zbuluar një sasi e madhe parash e fshehur në çorape dhe drogë në mikrovalë.

Operacioni i koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Bolonjës, në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar i specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Gjermania.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Sammogia”, u vunë në pranga në Vlorë edhe të dyshuarit; Landi Kalemaj, Floriant Muho dhe Ledjon Muho.

Por përveç këtyre treve janë arrestuar dhjetëra të tjerë në Gjermani dhe Itali. /ZOOM.AL/