zoom

Aktualitet

Operacioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, Yuri Kim: Abuzimi me tenderat krim! Vjedhje ndaj shqiptarëve dhe amerikanëve

Ambasarja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të 9 zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tendera abuziv. Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se ky është një krim dhe si i tillë duhet të ndëshkohet.
“Mirë të shohësh më shumë veprime të SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i proceseve të prokurimit publik është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë shtetasit amerikanë taksat e të cilëve sigurojnë ndihmën e SHBA për Shqipërinë) për të majmur kuletat e vetes ose të ‘miqve’ të tyre. Është një krim”, shkruan Kim.
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është lënë në ‘arrest shtëpie’, pasi një operacioni antikorrupsion nga SPAK, në lidhje me abuzimet me prokurimet publike. Më konkretisht, operacioni është ndërmarrë në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, tender i hapur me 26 korrik 2019 dhe mbyllur ne 11 maj 2020, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila iu shkarkua nga kjo detyrë më 2 korrik, vetëm një javë më parë.