zoom

Slider

Operacion policor në Itali, arrestohet vlonjati! Bllokohet gomonia me 400 kg drogë

Rreth 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gr hashash, janë kapur gjatë kontrollit në një mjet lundrues.

Për këtë ngjarje, është vënë në pranga 30-vjeçari nga Vlora, E. I.

Në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora.