Aplikacion
Por shoqata OMONIA e Himarës ngre dyshime të forta dhe denoncon se pas këtyre lëvizje të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama qëndron qëllimi për të vjedhur pronat e qytetarëve himariote; Bashkinë e fituesit me vota Fredi Beleri, tokat e bregdetit, postet, tenderët dhe tani Ujësjellës-Kanalizimet.
OMONIA njofton se ka bërë denoncim në emër të Këshillit Bashkiak se po falsifikohen dokumentet që ndërmarrja të kalojë shoqëri aksionere dhe pa vendim të autoriteteve vendore, në këtë rast Këshillit, duke shfrytëzuar situatën kaotike me kryetarin, i treti në një vit; dy të arrestuar dhe një i dorëhequr.
OMONIA njofton se Rama do të zgjedhë Bollanon të komanduar pas Balës, si ish-zëvendësi i Goros, që të finalizohen vjedhjet.
Deklarata për shtyp e Omonia:
“NJE SPJEGIM SE PERSE NUK GJEJNE QETESI HAJDUTET E HIMARES ….
Lajmi se Kryetarja e emeruar nga Keshilli Bashkiak Himare, Blerina Bala dha doreheqjen (e detyruar nga Kryeministri), ne fillimin e sezonit turistik dhe nxitimi per te emeruar ne vend te saj Arqilea Bollanon, ish-nen kryetarin e Bashkise te Jorgo Goros, shenon kthimin e bandes se hajduteve ne krye te Bashkise Himare.
Ky kalim i pushtetit nga njeri humbes te tjetri ne kundershtim flagrant me Kushtetuten duke i mohuar fitimtarit ne zgjedhje mandatin politik per te qeverisur Bashkine Himare dhe keto kalime nga nje “Kryetar” i pa votuar te tjetri, humbes i certifikuar dhe dallaverazhi tenderash, eshte nje rekord i ri i paligjshmerise dhe qeverisjes autokratike qe eshte instaluar ne Shqiperi!
OMONIA Himare , sqaron opinionin publik dhe Himariotet se kjo bande hajdutesh e kallezuar ne SPAK disa muaj me pare nga Fredi Beleri per abuzime me miliona euro ne tenderat publike dhe financat e Bashkise Himare, po tenton te kryeje vjedhjen e radhes me ndermarrjen e Ujesjelles-Kanalizimeve Himare, aseteve dhe burimet e ujit te Ujesjellesit Kuc- Kallarat -Bolene, te cilat i kane kaluar nje “Shoqerie” te pa emer te krijuar ne kundershtim me ligjin duke i zhvatur popullit te Himares nje nga pasurite me te medha, qe eshte uji i pijshem, e duke ua dhene ne pronesi e administrim kujt te doje Kryeministri Rama.
I bejme me dije Opinionit Publik se kjo afere korruptive qe po detyron Kryetarin e Keshillit Bashkiak Himare Dhimiter Kapaj dhe dhe sekretaren e ketij Keshilli Helena
Memushaj te falsifikojne haptazi, me firme dhe vule vendimet e Prefektit te Qarkut Vlore dhe Keshillit Bashkiak Himare per te ndjekur ne rruge ligjore penalisht dhe civilisht me qellim anullimin e marreveshjes – vjedhje nr 3252 date 13.07.2023, nenshkruar mes Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise dhe Bashkise Himare, te firmosur nga Jorgo Goro, do te marre ndeshkimin e merituar shume shpejt si nga populli i Himares, ashtu edhe nga drejtesia, sado e komanduar apo e manipuluar te jete.
Keshilltaret e pergjegjshem te ketij Keshilli Bashkiak, pa dallim partiak, duke u udhehequr nga ndjenja e detyres dhe pergjegjesia para popullit te Himares i jane drejtuar tashme organeve kompetente per te zbardhur kete afere qindra miliona euro e kryer ne dem te popullit te Himares. Kalimi i ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve Himare, shoqeri aksionere, pa vullnetin
dhe miratimin e Keshillit Bashkiak Himare, pa miratimin dhe konsesusin e banoreve vendas dhe pa kryer procedurat ligjore ne perputhje me ligjet ne fuqi, eshte nje veper penale qe do te denoncohet publikisht, para organeve te drejtesise dhe ne çdo organizem nderkombetar si nje nderhyrje e pushtetit qendror dhe qeverise mafioze qe pasi vodhi zgjedhjet e lira dhe mandatin e Kryebashkiakut Beleri, po vjedh me ndihmen e sherbetoreve qe s’pyesin per burg e ligj, pasurite me te çmuara te Himares, tokat, ujin, plazhet!
I bejme thirrje SPAK, te hetoje sa me pare kallezimin e derguar per hetim nga Kryetari i Zgjedhur me vote Fredi Beleri per tenderat dhe lejet e ndertimit ne Bashkine Himare, me
qellim kthimin e ligjshmerise ne kete Bashki ndeshkimin e hajduteve qe po marrin grada dhe kthimin ne normalitet ne funksion te qeverisjes se pergjegjshme per qytetaret e
banoret e Himares.
I kujtojme atij qe do te emerohet nga partia ne pushtet se nuk ka legjitimitet politik te qeverise Himaren dhe se banda e hajduteve ku ben pjese do te te lere ne balte se shpejti. I kujtojme gjithashtu se Himara ka plot djem e vajza me integritet, te shkolluar e te ndershem qe do t’i dalin dhe po i dalin perballe rregjimit dhe do t’u tregojne vendin hajduteve!
Himara jeni ju! Te gjithe te bashkuar per Himaren!
OMONIA HIMARE/ 06/06/2024”. /ZOOM.AL/