zoom

Stil

Olta Gixhari për Luizin: Kam kuptuar sa shumë e duan njerëzit, ai është padiskutim fituesi

Së fundmi, aktorja Olta Gixhari ka bërë një live për fansat e saj në Instagram, ku ata patën mundësinë që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet. Njëra nga pyetjet më të shumta kishte të bënte në lidhje me fituesin e “BBVIP”; kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion.

“Luizi. Jam e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse unë e kam shprehur e kam parë jashtë se sa shumë e duan njerëzit e kam kuptuar edhe brenda shtëpisë se sa shumë e duan njerëzit. Padiskutim që është një lojtar i fortë, ka shumë cilësi që janë për t’u dashur nga ana juaj”, u shpreh aktorja.

“Jam e bindur që do ta fitojë Luizi, do doja të fitonte një femër siç e kam thënë dhe për mua absolutisht më e sakta aty brenda është Dea. Mendoj që dyshja finale do të jetë Dea, Luizi dhe shpresoj të jetë kështu”, shtoi ish-banorja.

Olta ishte një ndër banoret më të komentuara në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, gjithashtu dhe pretendente për të fituar çmimin e madh./ Zoom.al