Aplikacion
Lëvizja vjen pasi balerina e lindur në Shën Petersburg denoncoi konfliktin, duke thënë se “është vënë një vijë”.
Në një deklaratë të dhënë nga , Baleti Kombëtar Holandez tha se Smirnova ishte “mirëpritur me krahë hapur”. Ajo pritet të bëjë debutimin e saj atje me vënien në skenë të “Raymonda”, premierë në fillim të prillit.
Smirnova iu bashkua Baletit prestigjioz Bolshoi në vitin 2011, përpara se të merrte role kryesore në shfaqjet e “Liqenit të Mjellmave” dhe “Giselle”, ndër të tjera. Që atëherë ajo ka bërë turne ndërkombëtar me trupën dhe është shfaqur si interpretuese e ftuar për Teatrin e Baletit Amerikan dhe Baletin Shtetëror të Vjenës./L.K
/Zoom.al