zoom

Ekonomi

OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë me paga më të ulëta

Një ngadalësim i ekonomisë globale do të detyrojë më shumë punëtorë të pranojnë punë me cilësi më të dobët dhe me pagesë më të ulët në vitin 2023, ndërsa inflacioni ‘gllabëron’ pagat reale, paralajmëruan Kombet e Bashkuara të hënën.

Ndërsa çmimet rriten më shpejt se të ardhurat, kriza e kostos së jetesës rrezikon të shtyjë më shumë njerëz në varfëri, tha Organizata Ndërkombëtare e Punës e OKB-së, ndërkohë që papunësia në mbarë botën do të rritet.
Mes shkaqeve për një situatë të tillë është përmendur lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit.

“Së bashku, ato kanë krijuar kushte për inflacion të lartë dhe rritje të ulët ekonomike, për herë të parë prej vitit 1970”, ka thënë agjencia në raportin e saj vjetor.

Vendet më të prekura, sipas të dhënave, janë ato me të hyra të ulëta dhe të mesme.