zoom

Aktualitet

“OFL-ja, propagandë e qeverisë Rama”/ Nuk u sekuestrua pasuria e Altin Hajrit, reagon gazetari

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka komentuar rrëzimin e kërkesës së SPAK-ut për konfiskimin e pasurisë së pronarit të “Golden Resort”. Hoxha shkruan se OFL-ja e arriti qëllimin duke pastruar imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve.

POSTIMI:

Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!

E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!E dini ku u shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!! E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake news i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje, të fundit.A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se. vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e pasurisë së pronarit të “Golden Resort”.

Sipas GJKKO, pasuria nuk duhet të konfiskohet sepse Hajrajt e justifikojnë pasurinë. “Golden” ishte pasuria e parë e sekuestruar nga OFL.

OFL vendosi sekuestro, pasi Hajrat u dyshuan per rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës, por ende kjo akuzë nuk është vërtetuar dhe ata nuk kanë marrë dënim.