Aplikacion
Snajperisti Prekë Kodra i gjuajti Çapjas nga distanca e Kodrës së Krastës më 8 qershor 2020, por dështoi ta vriste atë sepse Çapja mori vetëm një plumb poshtë shpatullës.
Pasi i shpreh idinjatën për dështimin, Prekë Kodra i tregon Suel Çelës me mesazhe se Bajrat e Shkodrës e kishin pajtuar për një punë.
Por Suel Çela e paralajmëron të mos ngatërrohet me Bajrat.
“Mos u përzi me ta, me Bajrat je o në burg, o në varr”, i shkruan Suel Çela, Prekë Kodrës, sipas SPAK.
Nga hetimet e SPAK, rezulton se Suel Çela është përgatitur dhe ka vëzhguar Ardjan Çapjan për 2 vite, për shkak se ai lëvizte nën masa të rrepta sigurie dhe dilte rrallë nga shtëpia.
Madje ai ka vendosur edhe kamera statike në qytetin e Elbasanit për të monitoruar lëvizjet e rivalit.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet