zoom

Aktualitet

Nxirren trupat e pajetë të fëmijëve që u mbytën në liqenin e Prushit

Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme.

Sipas policisë të miturit janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Ishin një grup fëmijësh të cilët u futën për tu larë, katër prej tyre dolën, ndërsa dy të tjerët nuk mundën të dilnin.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni.