zoom

Politikë

Nxehet situata në “Open”, Endri Shabani lë në mes emisionin: Vazhdoni vetë…

Kreu i “Nisma Thurje” Endri Shabani e ka lënë në mes debatin në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e së mërkurës.

Ai po fliste për fushatën elektorale të forcës së tij politike dhe në një moment ka akuzuar edhe mediat, për humbjen e partive të reja që nuk u dhanë hapësirën e duhur.

“30 ditë fushate ka qenë e vështirë që votuesit të shohin programin tonë politik. Mendoj se fushata jonë ka qenë më e mirë se fushata e Tom Doshit. Pas fushatës ju na merrni këtu dhe na thoni pse jemi kaq të dobët” – tha Shabani.

“Në këtë mes edhe media dhe analistët diskutojnë pse nuk fitojnë partitë e reja. Kjo quhet profeci vetëmbushëse, ky lloj diskursi ka impaktin e vet. Nuk kemi humbur ne, kemi humbur të gjithë. Kemi nevojë për një dorë, për rolin tuaj, se nuk është problemi te ne, problemi është që ça modeli i japim të rinjve” – shtoi ai.

Në këtë çast është ndërprerë nga moderatorja Eni Vasili, por Shabani tha se nuk mori kohën e duhur për të mbaruar arsyetimin.

DEBATI

Shabani: Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur.

Vasili: Po ja prit t’i japim dhe fjalën …

Shabani: Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,

Vasili: Pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Vasili: Po mirë, si të dëshirosh…

(Shabani heq mikrofonin dhe largohet).

Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.