zoom

Bota

Numri i të vdekurve në Itali më 2020-ën, më i larti që nga Lufta e Dytë Botërore

Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas të dhënave që sugjerojnë se COVID-19 shkaktoi mijëra më shumë vdekje. Një total prej 746.146 njerëz vdiqën në Itali vitin e kaluar, sipas zyrës së statistikave të ISTAT, e cila është 100.525 ose 15.6 përqind më shumë se mesatarja në periudhën 2015-2019.

Nga 21 shkurti 2020, kur filloi epidemia, deri në fund të vitit, “numri i të vdekurve” është edhe më i lartë në 108.178, 21 përqind më shumë se pesë vjetët e fundit. Instituti i Shëndetit italian zyrtarisht i atribuoi 75,891 vdekje vitin e kaluar koronavirusit,  rreth 70 përqind më tepër vdekje.

Në Itali, 98.974 njerëz kanë vdekur zyrtarisht nga COVID-19 deri më tani. Zyrtarisht, COVID-19 ka qenë përgjegjës për 10 për qind të vdekjeve në Itali që nga 21 shkurti i vitit të kaluar, me dallime të theksuara rajonale. Nga 100.525 vdekje vitin e kaluar, 76 për qind ishin njerëz mbi moshën 80-vjeç dhe 20 përqind midis moshës 65 dhe 79, sipas ISTAT.