zoom

Aktualitet

Numërohet më shumë se gjysma e kutive! Kështu janë ndarë mandatet midis PS-së, PD-së dhe LSI-së

Edhe pse janë numëruar më shumë se gjysma e kutive të votimit në rang kombëtar, në disa bashki ka përfunduar numërimi i votave.

Në bashkinë e Dropullit ka dalë fituese Partia Socialiste me 1504 vota, kurse Partia Demokratike me 604, tre më shumë se LSI që renditet e treta.

Ndërkaq në 14 bashkitë ku ka përfunduar numërimi Partia Socialiste ka fituar në 10 prej tyre, kurse Partia Demokratike ka fituar vetëm 4 të tilla.

Rezultati në Bashkitë ku është mbyllur votimi sipas shifrave të KQZ:

Bashkia Dropull: PS – 1506, PD-AN – 604 vota dhe LSI 601 vota.

Bashkia Has: PD-AN – 4776 vota, PS – 2671 vota.

Bashkia Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS – 3094 vota.

Bashkia Këlcyrë: PS – 1750 vota, PD-AN – 1070 vota, LSI – 509 vota.

Bashkia Libohovë: PS – 1156 vota, PD-AN -901 vota, LSI – 205 vota.

Bashkia Memaliaj: PS 3271 – vota, PD-AN – 1404 vota, LSI – 1000.

Bashkia Përmet: PS – 3648 vota, PD-AN – 2024 vota, LSI – 582 vota.

Bashkia Himarë: PS – 3447 vota, PD-AN – 1854 vota, LSI – 341 vota.

Bashkia Poliçan: PS – 3871 vota, PD-AN – 1045 vota, LSI – 864 vota.

Bashkia Pustec: PS – 867 vota, PD-AN – 473 –vota, LSI- 168.

Bashkia Mirditë: PD-AN – 5898 vota, PS – 4878 vota, LSI 1146 Vota.

Bashkia Kolonjë: PS – 3666, PD-AN – 2299 vota, LSI – 765 vota.

Bashkia Skrapar: PS – 3547 vota, LSI – 2174 vota, PD-AN – 776 vota.

Bashkia Klos: PD-AN – 3738 vota, PS 3702 vota, LSI – 171.