Aplikacion
Në muajin Dhjetor 2021, aksidentet rrugore, në 85,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në vitin 2021 numërohen 142 aksidente rrugore më shumë se viti 2020, duke u rritur me 11,5 %. Në muajin Dhjetor 2021 numërohen 119 aksidente rrugore duke u rritur me 5,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar sipas INSTAT.
Në muajin Dhjetor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 134 persona nga 147 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në vitin 2021, numri i të aksidentuarve është 1.860 persona nga 1.598 persona në vitin 2020. Në vitin 2019, numri i të aksidentuarve ka qënë 2.044 persona.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2021, aksidentet rrugore, në 15,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 17,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 3,7 %./ Armand Kullau