Aplikacion
“Nëse unë deri më sot kam qenë rritur duke krijuar rrënjët nga Portokallia, në ‘Koshere’ e ndjeva veten në një stad tjetër, isha rritur, që nga roli i moderatorit dhe deri te editorialet e përjavshme. Unë me Altinin e njohim shumë mirë punë e njëri-tjetrit. Jam ndjerë i rritur profesionlaisht. Jam ndjerë shumë komod dhe super i realizuar. Plus me aktorët e rinj me të cilët nuk kisha bashkëpunuar asnjëherë.
Ka pas një kimi mes Besit dhe Jonës që në fillim, edhe me aktorët e rinj ka pas një bashkëpunim si për pjesën e shkrimit të teksteve. Ka qenë një frymë që unë nuk e kam nisur për lekë. Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision”.
Përsa i përket lajmeve që do të rikthehet në “Portokalli”, Besi i ka hedhur poshtë këto zëra.
“Gjithmonë flitet, një herë dy muaj thuhet se Xhensila është shtatzënë. Duan të na shohin prindër për herë të dytë. Edhe lajmi për “Portokallinë” nuk është i vërtetë, janë llafe”, tha aktori i humorit.